Itali/ Të infektuarit kalojnë shifrën e 300 mijëve

Sipas autoriteteve italiane, personat pozitive ndaj koronavirusit në 24 orët e fundit janë 1392 në 87 303 tamponë të bërë.

Ndërsa personat që kanë humbur jetën në 24 orët e fundit janë 14 duke e çuar në 35 738 numrin total të vdekjeve që prej nisjes së pandemisë.
Ndërkohë që edhe rastet në terapi intensive janë rritur dhe sot janë 239 persona. Rastet totale në Itali nga fillimi i pandemisë kanë kaluar 300 mijë persona.

Lazio është rajoni më i goditur në 24 orët e fundit, me 238 raste, e ndjekur nga Lombardia me 182 dhe Campania me 156.

Loading...