Italia ka shënuar një tjetër rritje ditore të të infektuarve me COVID, ndërsa ka patur një rënie të numrit të vdekjeve.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 5 viktima nga koronavirusi (dje ishin 13), për një total prej 35 463 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Në vend sot pati edhe 225 pacientë të shëruar,(dje ishin 314) për një total prej 206.554, teksa në repartet e terapisë intensive ndodhen 67 pacientë.
Fondacioni Gimbe ka raportuar sot se në një javë në Itali, rastet e reja të infeksionit Covid pothuajse janë dyfishuar. Nga të dhënat del se ato janë rritur me 92.4% në vetëm 7 ditë.
Loading...