Itali/ Tragjedi në familjen shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku ka përfshirë një familje shqiptare. 

Babai ka tentuar t’i vendosë flakën shtëpisë duke tentuar në këtë mënyrë të vrasë gruan dhe katër fëmijët.

Megjithatë nga e gjithë skena ka mbetur viktimë vetë autori i kësaj ngjarje, ndërsa pjesa tjetër ka shpëtuar.

Dritan Cobo, 48 vjeç humbi jetën për shkak të asfiksë. Mediat shkruajnë se pasi priti që të gjithë anëtarët e familjes të flinin gjumë, ai u ngrit dhe në bodrum mori një shishe me benzinë me të cilën filloi të spërkaste muret.

Më vonë shqiptari i vuri flakën, por fatmirësisht ishte një prej fëmijëve që u zgjua dhe ngriti alarmin.

Asnjë prej 4 fëmijëve dhe gruas nuk ka pësuar dëmtime të rënda, por janë dërguar në spital vetëm për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Shkak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë bërë situata ekonomike, e cila për shkak të pandemisë së koronavirusit veçse ishte rënduar për familjen shqiptare.

Loading...