Itali/ Ulet numri i viktimave, 7 humbje jetë nga COVID në 24 orë, 192 raste të reja

Situata me koronavirusin në Itali është duke u përmirësuar.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 viktima dhe 192 persona të infektuar me COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësorë italiane numri i të infektuarve aktivë është reduktuar nën 15 mijë, konkretisht është 14,642.

Ndërkohë 945 pacientë të infektuar po kurohen në spital, 74 prej tyre janë në terapi intensive. Numri i të shëruarve nga koronavirusi deri më sot në Itali është 192,108.

Në total, numri i të infektuarve në Itali është 241,611, ndërsa i viktimave 34,861.

Loading...