Karabinierët italianë kanë publikuar një fotografi me të dhënat e shqiptarit Dorian Liçaj, 31 vjeçar, për të cilin nuk ka asnjë lajm që nga nata e së martës.
Ai ndodhej në lokalitetin e Ragusanos në shtëpinë e një kushuriri të tij para se të largohej.
Natën e 30 prillit, Dorian Liçaj, lindur në 1988, që ishte mysafir tek kushurinjtë e tij, u largua nga Marina di Ragusa.
Ai ndodhej në Itali prej janarit dhe kishte disa ditë që kërkonte punë, deri natën e 30 prillit kur u largua me një biçikletë në ngjyrë të kuqe. Ai ka dokumenta shqiptare dhe një telefon celular, që aktualisht është i fikur. Nuk dihet se çfarë kishte veshur në kohën kur u largua.
Djali vuante nga ankthi dhe para largimit u kishte lënë të afërmëve një letër me shkrim në të cilën u kërkonte falje për vuajtjet që u shkaktoi dhe shfaqte synime për vetëvrasje
Kërkimet e patrullave të karabinierisë së Ragusa kanë qënë të vazhdueshme dhe tani po koordinohen me forcat e tjera në territor, si me Mbrojtjen Civile dhe Policinë. Gjithkush që e ka parë është i lutur të njoftojë Policinë.