Qeveria e Italisë të shtunën miratoi një dekret i cili do të lejojë udhëtimin nga Italia dhe për në Itali nga jashtë duke filluar nga 3 qershori, një zhvillim i madh ky në heqjen e kufizimeve prej koronavirusit.
Qeveria do të lejojë udhëtimin e lirë nëpër të gjithë vendin nga ajo ditë. Disa rajone e kishin insistuar për një rikthim më të shpejtë, por Kryeministri Giuseppe Conte ka insistuar në një kthim gradual në normalitet për të parandaluar një valë të dytë të inf eksioneve.
Më shumë se 31.600 italianë kanë v.dekur nga COVID-19 që kur shpër thimi u shfaq hapur më 21 shkurt, rendi i tretë i v.dekjeve në botë pas atyre të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.
Në përpjekje për të mbajtur ngjitjen, Italia ishte vendi i parë evropian që vendosi kufizime mbarëkombëtare në mars, duke sanksionuar vetëm një lehtësim fillestar të rregullave në 4 maj, kur lejoi të rihapeshin fabrikat dhe parqet.
Dyqanet do të hapen më 18 maj dhe qeveria vendosi që të gjitha lëvizjet brenda rajoneve individuale duhet të lejohen po atë ditë, që do të thotë se njerëzit do të jenë në gjendje të vizitojnë miqtë.
Ndalimi ndër-rajonal dhe për jashte i udhëtimit do të mbetet në fuqi deri pas festës së Ditës së Republikës së 2 Qershorit në Itali, duke parandaluar çdo udhëtim masiv gjatë asaj fundjave.