Italia është finalistja e parë e Euro 2020. Axurrët fituan me penallti ndaj Spanjës, kur koha e rregullt dhe shtesa përfunduan në barazim 1-1. Spanjollët luajtën më mirë në pjesën e parë. Bënë më shumë presing, madje patën një rast të mirë me Dani Olmo. Italia u përgjigj në limite të fraksionit me Emerson Palmieri tronditi, që tronditi traversën.
E dyta nis pak a shumë si e para. Për të ardhur te kundërsulmi i italianëve në 60’, ku mbyllet me supergolin e Chiesa. Në momentin më të mirë të axurrëve, shënon Spanja. Morata barazon në 80’. Ndeshja shkon në shtesë.
Italia rekordmene e shtesave, plot 20 herë në Evropiane dhe Botërore. Spanja më kërkuese në 15 minutëshin e parë, Italia me fat. As shtesa e dytë nuk sjell gjë dhe vendosin penalltitë. Humbin dy të parët, Locatelli për Italinë dhe Olmo për Spanjën, për të ardhur te serie e katërt ku humbet Morata. Jorginho në fund con Italinë në finale.