Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte ka miratuar një dekret të ri përsa i përket masave të ruajtjes së shëndetit publik nga koronavirusi.
Në këtë dekret është parashikuar të shtyhen limitet e lëvizjes nga për në Itali i atyre vendeve të cilat janë parashikuar në dekretet e mëparshme.
Me konkretish nuk lejohen të hyjnë në Itali apo të udhëtojnë persona që nuk i përkasin territorit të BE-së apo të Shcengen ku përfshihet dhe Shqipëria.
Janë ndaluar kategorikisht udhëtimi i personave që vijnë nga vendet që i përkasin një liste prej 16 shtetesh ku përfshihen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.
Do të ndalohet hyrja në territorin italian të personave që gjatë 14 ditëve te fundit kanë udhëtuar e tranzituar në këto 13 vendet:
Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brasile, Bosnia Herzegovina, Cile, Kuëait, Macedonia e Veriut, Moldova, Oman, Panama, Perù, Repubblica Dominicana.
Lejohen të hyjnë në Itali personat që janë shtetas italianë apo që kanë pasaporta italiane apo leje qëndrimi të gjatë.
Në këtë dekret të ri është përcaktuar që këto rregulla të zgjasin deri më 7 shtator 2020.
Në këto masa përfshihen dhe zhvillimi i evenimenteve sportive me tifozë ku ende nuk do të lejohen deri në një vendim të dytë.