Situata e jashtëzakonshme që ka mbërthyer Shqipërinë ka kaluar kufijtë.
Tërmeti i fuqishëm dhe pasojat fatale që ka sjellë, ka sensibilizuar edhe shtetin fqinj, Italinë.
40 anëtarë të “Team User Medium”, grup i specializuar në kërkim shpëtim, janë mobilizuar dhe po nisen drejtë Shqipërisë për të ndihur qytetarët e prekur.
Pjesë e këtij ekuipazhi janë edhe anëtarë të aeronautikës ushtarake.
Kujtojmë se edhe Kosova ka mobilizuar njësitet e saja policore të cilat i ka nisur në drejtim të Republikës së Shqipërisë, për t’iu asistuar njësiteve emergjente të cilat janë të inkuadruara në operacionin e kërkim-shpëtimit, si pasojë e tërmetit të fuqishëm të ndodhur në disa lokacione të Shqipërisë.
Loading...