Një analizë e ditëve të fundit mbi përhapjen e koronavirusit në botë tregon se virusi po përhapet me ritme të larta në Belgjikë që mban dhe vendin e parë në Europë, ndërsa në Itali përhapja e virusit po ndalet.
Kjo është një analzië e bërë gjatë javës së fundit në vendet më të goditura nga koronavirusi. Kjo analizë është bërë me të dhënat e orës 10 të darkës të datës 29 mars për 12 shtete.
Italia ka një rritje të personave të infektuar prej 5,6%. Kjo është përqindja më e ulët e përhapjes së virusit që në zanafillën e tij. Rritja më e madhe vërehet në Belgjikë, më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.
Aktualisht Italia është vendi i dytë në botë për të infektuarit nga koronavirusi, teksa është shumë pranë kalimit të 100 mijë të infektuarve. Ndërsa renditet e para në botë për numrin më të lartë të viktimave, 10 779.
Por kujtojmë se epidemia në Europë u përhap fillimisht në Itali ku përjashtohet Koreja e Jugut dhe Kina, por të dhënat statistikore tregojnë se në Itali po përhapet më ngadalë se në vendet e tjera europaine dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Italia në raport me shpejtësinë e përhapjes dhe numrin e të infektuarve, renditet në vendin e 10 në botë. Gjermani dhe Spanja duke marrë parasysh numrat e fundit do të kalojnë shumë shpejt Italinë e cila është shumë pranë pikut dhe kalimit të krizës.