Një ngjarje tronditëse është shënuar në Itali.
Rreth dy muaj më parë policia italiane e Monzos zbuloi një trup të murosur në mur në një banesë në Senago të Brianzas.
Mësohet se trupi i pajetë i përket një shqiptari, policia ka arrestuar katër shtetas italianë si autorë të krimit.
Shqiptari i murosur është Astrit Lamaj, i cili u zhduk në Genova, në janar të vitit 2013.
Sipas autoriteteve italiane shqiptari u vra, për shkak se dyshohej për një vjedhje dhe se kishte ndërprerë një lidhje sentimentale me një të afërme, të një prej personave të hetuar.
Loading...