Italiani që do zëvendësojë Borchardt-in/ Ky është ambasadori i ri i OSBE në Shqipëri

OSBE tashmë nga sot do të ketë një ambasador të ri në Shqipëri. Italiani Vincenzo Del Monaco do të zëvendësojë gjermanin Bernd Borchardt që largohet.

Del Monaco për 23 vite ka punuar në shërbimin diplomatik duke qenë ambasador i Italisë në Armeni dhe Mal të Zi.
Po ashtu ka shërber edhe në Pekin e Bruksel teksa ka qenë në kabinetin e këshilltarit diplomatik të ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.
Tashmë Vincenzo Del Monaco fillon një rrugëtim të ri në Shqipëri si ambasador i OSBE.

STATUSI NGA OSBE

Le t’i urojmë mirëseardhjen Kryetarit të ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorit Vincenzo Del Monaco.

Ai ka shërbyer, për 23 vjet, në shërbimin diplomatik italian. Përpara se t’i bashkohej Prezencës në Shqipëri, ambasadori Del Monaco ishte ambasador i Italisë në Armeni dhe, më parë, ambasador i Italisë në Malin e Zi. Gjithashtu, ai ka shërbyer në Pekin; në Përfaqësinë e Përhershme italiane në Bashkimin Evropian, në Bruksel; si edhe në kabinetin e këshilltarit diplomatik të ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.

Ai u diplomua shkëlqyeshëm nga Universiteti “La Sapienza” i Romës; zotëron diplomën Master i Drejtësisë në Studimet e Larta Ligjore Evropiane nga Kolegji i Evropës në Bryzh; si edhe një diplomë nga École Nationale d’Administration.

Ambasadori Del Monaco mban titullin e Urdhrit të Meritës (Commendatore) të Republikës së Italisë, titullin Kalorës të Legjionit të Nderit francez dhe Urdhrin e Flamurit Malazez të rangut të dytë.

Ai flet italisht, anglisht dhe frëngjisht. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Loading...