Iu bë atentat me eksploziv, ja si është gjendja e 34-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Vlorë ku një 34-vjeçar ishte shënjestër e një atentati me eksploziv. Pas shpërthimit, Endrit Sadedini u dërgua në spital ku kishte marrë dëmtime të rënda të gjymtyrëve. Mësohet se 34 vjeçari është në gjendje shoku traumatik, me dëmtime të rënda të anësive.

Deri tani janë shoqëruar 6 persona të cilët po merren në pyetje ndërkohë që lënda plasëse e llojit tritol që shpërtheu në garazhin e pallatit ku jetonte Sadedini dyshohet të këtë qenë rreth 400 gr.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e shpërthimit të tritolit, por jo vetëm. Eksplozivi ka shpërthyer pasi i riu parkoi makinën dhe po dilte nga garazhi. Bomba me telekomandë ishte vendosur pranë hyrjes së garazhit dhe ishte mbuluar me karton që të mos dallohej.

Endrit Sadedini i ka shpëtuar një tjetër atentati në vitin 2017. Në mjetin e tij ishte vendosur një sasi prej 500 gramësh tritol, shpërthimi i së cilës do të shkaktonte vdekjen e sigurt të shënjestrës ne ecje.

Në atë kohë Sadedini ishte pronar i një lokali në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Po në muajin Prill të 2017-ës në lokalin që ai ka në zotërim u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Loading...