Iu gjetën arsenal armësh dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 37- vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 37- vjeçar, pasi ju gjetën në banesë një arsenal armësh zjarri dhe municion luftarak. Sipas njoftimit të policisë, në kërkim është shpallur edhe një shtetas tjetër.

Policia bën të ditur se në banesën e shtetasit M.T, u gjetën 1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Dhrovjani”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”.

Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrance një 37-vjeçar, shpallet në kërkim i ati.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në banesën e një shtetasi në fshatin “Dhrovjan”, Finiq, ishte fshehur një arsenal armësh, strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dhrovjani”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., 37 vjeç dhe u shpall në kërkim i ati i tij, shtetasi J. T.

Shërbimet e Policisë , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit J. T., në fshatin Dhrovjan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 10 armë zjarri dhe municion luftarak, konkretisht:

1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Loading...