Iu gjetën mbi 2 mijë fara kanabis, arrestohen dy kushërinjtë në Vlorë

Dy persona u arrestuan mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pasi iu gjetën 2632 fara kanabisi. Mësohet se në pranga kanë rënë Gazmend dhe Roel Sulçaj, kushërinj.

Policia bën me dije se ata u kapën në lagjen “10 Korriku”, ndërsa farat e kanabisit u gjetën në automjetin në pronësi të shtetasit Roel Sulës.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy kushërinjtë dyshohet se siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Loading...