Iu vuri flakën plehrave te ‘Mogila’, e pëson keq administratori i firmës

Policia e Shtetit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 51 vjeç, banues në Memaliaj, administratori i një firme për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve, pasi në vendin e quajtur “Mogila”, në fshatin Vasjar, ka hedhur dhe ka djegur mbeturina urbane që shkaktojnë ndotje të ajrit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Loading...