Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur shtyrjen e seancës për Izet Haxhinë, pasi i pandehur ka kërkuar përjashtimin e trupë s gjykuese.
Me kërkesë të vete Izet Haxhisë, avokati Bashkim Nikolla thotë se duhet një trupë gjykuese që ka kaluar procesin e vettingut.
“Mund të merret nga Apelet e rretheve të tjera që e kanë këtë atribut dhe mund të zgjidhet një treshe të një trupi gjykues që ta gjykojë. Është një rast i përligjur edhe herë të tjera”, tha avokati.
“Kjo është një kërkesë e klientit time dhe është plotësisht e përligjur, pasi në kërkesën që i paraqita gjykatës janë të treguara me detaje shkaqet përse duhet të jetë nga vetingu. Një nga shkaqet është sepse e gjithë kjo trupë gjyqësore që vazhdon të kryejë detyrën është krijesë e politikës shqiptare. Edhe procesi që unë përfaqësoj i Izet Haxhisë ka ngjyrime politike”, theksoi avokati.