Një familje me katër persona është izoluar në Tepelenë pasi dyshohen për koronavirus.
Familja kishte ardhur ditën e djeshme nga Italia për një varrim. Analizat paraprake nuk treguan prani të virusit COVID -19, por familja u izolua për arsye sigurie.
Nëse ata do të shfaqin simptoma, do t’u duhet t’i nënshtrohen sërish testeve për të verifikuar nëse janë të prekur apo jo nga koronavirusi.
Vetëizolimi është i detyrueshëm edhe me urdhër qeverie për të gjithë personat që janë kthyer 14 ditët e fundit nga zonat e prekura.
Loading...