Ta çmojmë dhe ta mbrojmë jeten.
Ky është mesazhi i fortë që jep mjeku i njohur Tritan Kalo. Përmes një mesazhi, ai bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të izolohen dhe të respektojnë masat e vendosura, për të luftuar kështu COVID-19.
MESAZHI I KALOS
VETËIZOLOHUNI…VETNDËRGJEGJËSOHUNI….PËRKUJDESUNI për veten tuaj….Në këto ditë të “luftës me Covid-19”, unë si mjek, si qytetar, si prind e si Shqiptar, në mes fotove të mëposhtme: 1- të udhëve të zbrazura, 2- të tre MANTELBARDHËVE në një pushim të shkurtër të kësaj beteje, dhe 3- të imazheve radiologjike të mushkërive të “dërmuara nga agresori tinzar e jetëmarrës” Sars-Cov-2, do të preferoja për të gjithë JU bashkëkombësit e mi, vetëm atë të parën….JANË vetëm pak shumë pak javë që DUHEN jetuar në kufizimin e jetës në shtëpi, për hir vetëm e vetëm të JETËS, të ardhmërisë sonë, të triumfit të së mirës ndaj të keqes…..