Në mbledhjen e KLP u prezantuar lista me renditjen e emrave sipas rezultateve të intervistimit ndërkohë që pritet tashmë procesi i vettingut për konfirmimin përfundimtar të emrave.
I pari në listë është renditur prokurori i apelit Tiranë Altin Dumani, pas tij prokurori i krimeve të rënda Anton Martini dhe drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.
Më pas renditen prokurorët Arben Kraja, Doloresa Musabelliu, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj e Manjola Kajana. Lista vazhdon me kandidatët Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behar Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.
Kryetari i KLP Gent brahimi tha se kjo renditje është paraprake dhe kushtëzohet nga rezultatet e procesit të vettingut për secilin nga 15 kandidatët.