Ja cdo të ndodhë me punonjësit e paaftë në administratë

Qeveria Shqiptare po përgatit një paketë të re masash ndëshkimore për të pastruar administratën nga drejtuesit dhe punonjësit e paaftë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se megjithëse administra ka përmirësime ende nuk është në lartësinë e ambicjes së administratës që duhet. Rama tha se zv/kryeministri Erjon Braçe ka ngritur zërin në mbledhjen e qeverisë ndaj këtij problemi.

“Më vjen shumë mirë që e konstatoj edhe nga dëshmitë dhe nga puna e përditshme me administratën edhe pse ashtu sikundër e ka nënvizuar me forcë edhe zv/kryeministri në mbledhjet e qeverisë. Ai faktikisht drejton të gjithë procesin e shkundjes edhe të përmirësimit të standardeve të shërbimit të të gjithë administratës. Ka ende zona gri e madje zona në errëta në administratë. Ka ende drejtues madje por edhe punonjës që nuk janë në lartësinë e duhur. Ne po përgatitemi për një pakete të re masash ndëshkimore për ata që fshihen pas neneve të Ligjit të Shërbimit Civil apo pas njëri-tjetrit dhe nuk që nuk shërbejnë si duhet dhe nuk përfaqësojnë në asnjë mënyrë ambicjen tonë për administratën që duam”, -tha Rama në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes.

z.tosku/j.p/

Loading...