Mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës, që na mbanë të shëndetshëm dhe në formë.
Mirëpo, ushqimet që njerëzit i hanë në këtë kohë të ditës, dallojnë nga vendi në vend.
Në vendet evropiane si Spanja, Franca dhe Italia, ushqimi i parë i ditës është një copë buke dhe një kafe e fortë.
Ndërsa në Kore, njerëzit e hanë mëngjesin po aq kalorik sa e hanë edhe darkën.
Kinë: Mëngjesi tradicional, dallon nga vendi në vend, mirëpo kombinimi i shkopinjve nga brumi të quajtur “you tiao” dhe qumështi i sojës, është i preferuari i milionave.
Australi: Australianët e duan prodhimin e tyre të quajtur Vegemite, aq shumë, sa e hanë për çdo ditë. Ata po ashtu hanë shumë frute dhe nganjëherë hanë edhe mëngjes anglez.
Brazil: Kafeja e fortë dhe qumështi, shijohet me një pjatë me proshutë, djathë dhe bukë.
Kolumbi: Mëngjesi zakonisht serohet me petulla të cilat gatuhen me miell misri, shërbehen me margarinë dhe me vezë, mish apo mërmeladë.
Kuba: Mëngjesi tipik është tostada (bukë e fërguar me margarinë), që servohet me kafe me qumësht.
Angli: Mëngjesi anglez është tejet kalorik. Servohet me vezë, proshutë, fasule, kërpudha dhe domate të gatuara.
Francë: Mëngjesi francez, përfshinë një bukë baguette apo një croissant. Sikurse kubanezët, francezëve u pëlqen ta fusin bukën në kafe.