Ja çfarë ju ndodh nëse nuk konsumoni më alkool

Nuk shtë më sekret se alkooli ka pasoja të rënda në shëndetin dhe trupin tonë, gjithmonë kur kalon një masë të caktuar. Një përqindje shumë e madhe e popullsisë kanë filluar të ndryshojnë dhe të vendosin të heqin dorë nga pirja e alkoolit. Nëse dhe ju po mendoni të bëni të njëjtën gjë, ‘Bazaar’ sjell për një listë të ndryshimeve që i ndodhë trupit tuaj nëse nuk pini më alkool.

Nëse pas pirjes vazhdoni të konsumoni çokollata, nuk mund të prisni që të mos shëndosheni. Por, nëse hiqni nga rutina juaj pirjen e alkoolit dhe hani si zakonisht, atëherë mund të humbni peshë. Shumë njerëz nuk e dinë që në një gotë alkool ka shumë kalori dhe sheqer, si përshembull, një gotë verë është e barabartë me një akullore.

Mund të përmirësoni organet tuaja

Të gjithë e dimë që alkooli është shumë i dëmshëm për mëlçinë. Megjithatë, nuk do ta besoni se sa shpejt mund të rikuperohet ai, pasi është i vetmi organ i cili mund të rigjenerohet vetëvetiu. Provoni të qëndroni një muaj pa alkool dhe fusni në rutinën tuaj ushqime të shëndetshme dhe ushtrime fizike.

Mund të flini më mirë

Sipas studimeve, nëse pini alkool përpara se të shtriheni për të fjetur, do ta keni të vështirë të flini pasi alkooli çorienton një pjesë të trurit tuaj. Edhe nëse ia dilni të flini, kualiteti i gjumit nuk do të jetë shumë i mirë. Nëse provoni të hiqni dorë nga alkooli për disa javë, do të vini re se do mund të bëni një gjumë të rehatshëm.

Lëkura juaj mund të përmirësohet

Edhe diçka shumë e vogël ndikon menjëherë në lëkurën tuaj. Provoni të pini lëngje të lehta, në mënyrë që të hidratoni lëkurën tuaj. Gjithashtu lëngjet ndihmojnë me zhdukjen e skuqjes dhe irritimit që shkaktohet nga alkooli.

Mund të keni më shumë sukses në palestër

E dimë që nuk doni ta dëgjoni, por alkooli ka një ndikim negativ në performancën tuaj në palestër apo në sporte të tjera. Nëse hiqni dorë nga pija për një muaj, do të shihni rezultate më të shpejta dhe më të larta në palestër.

Loading...