Flori Mumajesi është një nga artistët më të dashur për publikun i cili deri më tani ka sjell një sërë projektesh të suksesshme.
Mesa duket, dashuria për zërin e Florit është aq e madhe sa një fanse ka realizuar një tatuazh i cili përmbanë valët e zërit të Florit gjersa këndonte ‘cover-in’ e këngës “Të dua”, të Aurela Gaçes.
E këtë ai e ndau bashkë me ndjekësit në llogarinë e tij, Instagram. “Të shohësh interpretimin tënd tatuazh në trup”, ka shkruar Flori bashkangjitur fotos.
Ky veprim e ka befasuar tejet shumë Florin dhe e bëri të kuptoj se sa shumë vlen tek fansat e tij. /Lajmi.net/
Loading...