Ja çfarë ka mbetur nga banesa e Klodian Çalamanit, gjithçka e kthyer në hi

Pamjet që shihni vijnë nga banesa e Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit në Greçalli të Fierit. Dhoma ku jetonte 38-vjeçari, është përfshirë nga flakët, duke shkrumbuar çdo gjë që kishte brenda saj.
Në pamjet e siguruara nga gazetari Ervis Kushi shihet se si orenditë e pakta në dhomë janë djegur, madje edhe ato pak elektroshtëpiake që autori i vrasjes kishte.

Policia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen, nëse është aksidentale apo e qëllimshme

Loading...