Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Të arrestuarit janë Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri dhe Olsi Turjan, të cilët akuzohen për mbajtje peng të personit dhe “armëmbajtje pa leje”, si dhe Festim Bexhdili, që u arrestua në Kavajë, akuzohet për fshehje dhe asgjësim të trupit të pajetë të Prengës.
Vendimin e gjykatës për pesë të arrestuarit e akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës në Kamzë.
Më këtë vendim gjithashtu tregohet me detaje në baze të pamjeve filmike dinamika e ngjarjes që nga rrëmbimi e deri te vrasja e Jan Prengës. Sipas këtij vendimi rezulton se 49 vjeçari nga Kamzë në fillim është rrëmbyer nga një makinë “Range Rover Evoque”, ndërsa pas arritjes në Kompleksin Golden në Shijak, trupi i tij është kaluar në një furgon, ku në bazë të filmimeve rezulton se autorët në automjet kanë futur edhe vegla të tjera pune si lopate dhe kazme.
“Rezulton se një automjet tip “Range Rover Evoque”, me ngjyrë të bardhe është dhe makina me të cilën është marrë Jan Prenga. Makina është në pronësi të shtetases K.R. e cila e ka deklaruar të vjedhur në nëntor të 2019 makinën në Komisariatin Numër 6 në Tiranë.
Ky automjet është konstatuar të futet dhe në ambjentet e kompleksit Golden në Shijak në orën 11:35 dhe më pas ka dalë dhe automjeti është gjetur i djegur në fshatin Shkallnur të Durrësit.
Ndërkohë sipas pamjeve filmike rezulton se trupi i Jan Prengës është kaluar nga Range Rover në automjetin tip furgon duke fshirë çdo gjurmë gjaku. Kalimi është bërë me urdhër të Elton Hajrit ku gjithashtu nga pamjet duken se në furgon futen edhe mjete pune si kazma e lopata. Rezulton se kompleksi Golden ku janë gjetur dhe sekuestruar armë administrohet nga familjaret Bajram Hajri, Leonard Hajri dhe Altin Hajri, me menaxhimin e kompleksit merret Olsi Turja i cili në pamjet e filmuara shfaqet duke fshirë gjurmët e gjakut.
Në gjykatë përveç shtetasve të lartpërmendur është sjellë nën hetim edhe Festim Bexhdili i cili akuzohet për asgjësim dhe për fshehje të kufomës.
Nga pamjet ai shikohen dukshëm veprime aktive të transportimit të kufomës fillimisht me automjetin tip furgon dhe më pas edhe jashtë makinës seri në momentin e groposjes së Jan Prengës,” thuhet ne vendimin e gjykatës.
49-vjeçari u mor peng, u dhunua dhe u rrëmbye më 17 janar, në Kamëz, ndersa policia ishte dhe ajo qe konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut, pas dhunës e torturave.
Ngjarja horror ku humbi jetën Jan Prenga lidhet me të shkuarën kriminale të vëllait të viktimës në Britani, ku bëhet fjalë për një sasi prej 300 kg kokainë, që ai nuk e ka dorëzuar te grupi i trafikantëve./abcneës.