Ja çfarë ndodh në organizëm nëse nuk konsumoni një vakt

Na ndodh të gjithëve që për shkak të angazhimeve të ndryshme të mos kemi kohë për të ngrënë qoftë një vakt apo edhe të harrojmë për të ngrënë.

Nëse në përditshmërinë tonë harrojmë konsumojmë qoftë edhe një vakt ndikimi është i fortë.
Në terma të përgjithshëm, për shumicën e njerëzve, anashkalimi i vakteve ka ndikime domethënëse në trup dhe në tru.
Me fjalë të tjera ushqimi është për trupin si nafta për makinën.

Nëse ju nuk fusni gjë në gojë gjatë gjithë ditës, praktikisht po shtyni gjithë ditën me stomakun bosh.

Nëse një gjë e tillë përsëritet shumë shpesh të gjitha sistemet e organizmit janë në kaos dhe trupi do të reagojë.

Niveli i sheqerit në gjak do të jetë në rënie të lirë duke rrezikuar ndjeshëm furnizimin e trurit me glukozë.
Gjë që do të thotë më pak energji, dhe lodhje.

Gjithashtu, nuk do mundeni të përqendroheni sepse truri nuk ka glukozë. Simptoma të tjera janë gjithashtu, të dridhurat, djersitja dhe acarimi.
Truri nis të dërgojë sinjale për të treguar se ka nevojë për ushqim ndërsa hormonet e oreksit janë tepër aktive.

Si pasojë, nuk mundeni të mendoheni dhe fokusoheni diku nga mungesa e ushqimit.

Sapo të hani një ushqim të shpejtë plot karbohidrate, niveli i sheqerit në gjak do të rritet ndjeshëm por në mënyrë të përkohshme. Ai do të bjerë shpejt dhe kësisoj ju do të jeni sërish të uritur.

Një aspekt tjetër i ushqyerjes së tillë është se nëse prisni gjatë, me shumë siguri do ta teproni me ushqimin kësisoj duke shtruar rrugën drejt mbipeshës.

Loading...