Ja çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim, duke filluar nga e diela….

Pas një periudhe mjaft të gjatë të reshjeve shumë të shpeshta atmosferike sonte kemi largimin gradual të vranësirave të shiut dhe kësaj radhe për shumë ditë.

Fronti i ftohtë shkaktojë ulje të temperaturave në Kosovë dhe disa vise tjera kontinentale të rajonit, por ky front shumë pak do të ndjehet në shumë vise të Shqipërisë mesdhetare ose hiç fare.

Po ashtu ky front në disa vise kushtëzoi rrebeshe mjaft intensive dhe breshër që shkaktuan probleme dhe vërshime të shpejta. Në këto çaste vranësirat kryesore me rrebeshe shiu gjenden në veri të Maqedonisë së Veriut. Edhe atje gjatë orëve të natës do të stabilizohet atmosfera.

Tani kemi rritjen e shpejtë të presionit atmosferik që nënkupton depërtimin e masës ajrore anticiklonike. Kjo masë ajrore anticiklonike do të stabilizojë atmosferën dhe largojë përfundimisht vranësirat e shiut për disa ditë me radhë.

Fillimisht do të jetë freskët në aspektin termik sidomos e shtuna në mëngjes dhe në mbrëmje. Nga e diela do të pasojë rritja e temperaturave dhe na pret mot i kthjellët dhe i nxehtë

Gjatë javës fillon vala e nxehtësisë tropikale për shkak të ardhjes së masës së fuqishme të nxehtë ajrore me origjinë nga Afrika Veriore.

Loading...