Tre vëllezër, përkatësisht Arif, Jaçe dhe Namik Bejtaj, akuzohen për dy vepra penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, ndërsa në kërkim për vrasjen është Mersin Bejtaj 32 vjeç, i cili dyshohet se është autori i vrasjes.
Në ngjarjen e ndodhur mbeti i plagosur edhe Arif Bejtaj 19 vjeç, i cili është një nga tre personat e arrestuar.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve, ndërsa të tre të arrestuarit kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen.
Namik dhe Jace Bejtaj kanë deklaruar gjatë seancës për masën e sigurisë se kanë shkuar me vonesë në vendin e ngjarjes, kur gjithçka kishte ndodhur, ndërsa Arif Bejtaj ka deklaruar para trupit gjykues se ka shkuar në vendngjarje, në momentin e përleshjes, ku edhe ka marrë një plumb në krah, duke konfirmuar në njëfarë mënyre se Mersin Bejtaj është autori i ngjarjes.