Dyshimet i ka pasur fillimisht bashkëshorti i 20-vjeçares, Dëfrim Kurti, i cili i është ankuar kunatit se motra e tij e tradhëtonte.
Mirëpo, 20 vjeçarja në momentin e arrestimit e ka mohuar në polici të ketë pasur lidhje me vik*timën. Sipas saj Arben Gjeci e kishte ngacmuar disa herë në fshat, por kjo nuk i kishte dhënë afrimitet.
Dinamika e ngjarjes:
Arben Gjeci, 34-vjeç, babai i tre fëmijëve, shofer i furgonit të linjës së Tiranës, u godit me sende të forta në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Esat Cani akuzohet se e kreu vra*sjen pasi zbuloi lidhjen e motrës së tij të martuar, 20 vjeçe, Elida Cani me vik*timën. Në vra*sje bashkëpunoi dhe burri i 20-vjeçares, Dëfrim Kurti.
Ishte fillimisht bashkëshorti i 20 vjeçares i cili iu ankua kunatit se motra e tij e tradhëtonte. Për ta vërtetuar ata ndoqën 20 vjeçaren dhe e kapën tek një kasolle pranë shtëpisë me Arben Gjecin dhe aty e kanë goditur në kokë 34 vjeçarin. Më pas trupin e hodhën në një zonë tjetër.
Kanë qenë banorët ata të cilët njoftuan policinë pasi vunë re trupin e Gjecit. Fillimisht ngjarja u konsiderua aksidentale nga policia, ndërsa më pas u vërtetua se ishte vra*sje.
Lidhur me rastin policia ka arrestuar autorin Esat Cani, motrën e tij 20 vjeçare dhe bashkëshortin e kësaj të fundit.
(Shqiperiaime)