Në një lidhje me një emision grek, Mata ka treguar se sjellja e të vëllait të saj ka ndryshuar që në momentin që prindërit e tyre u ndanë, dhe e ëma u diagnostikua me skizofreni.
“Flisja gjithmonë me të pasi kishte mbetur në Vlorë, pa para, pa përkrahje dhe pa patur mundësi të punonte. “Jam në fshat, thoshte, jam në Pore, rri e qetë,”– tregon Mata.
Më tej motra e Matës tregon se as ajo dhe as motra tjetër nuk duan t’ja dinë më për Aleksandron.
“Gjithmonë kemi pasur frikë për të. Mamaja jone është greke, dhe në të gjithë morëm pasaportat greke, por ai u arrestua për një grabitje.
Nuk arriti të betohej dhe ngeli shtetas shqiptar. Në momentin që u lirua, policia e shoqëroi dhe e lanë atje pa asnjë lloj përkrahjeje.
Na njoftuan njerëz që shihnin fotot e Aleksandros. Ai është marrë me sport së bashku me motrën tjetër. Ka dalë i pesti në vrapim. E kërkonte edhe Astera por skuadra ku ai bënte pjesë nuk e linte dhe filloi të stresohej.
Në 2001 nëna jonë u sëmur me skizofreni. Për ne mbetet ende mister nëse mamaja e trashëgoi këtë sëmundje, apo erdhi papritur.
Aleksandro nga një tip që nuk pinte as coca cola, filloi ta gdhinte dhe të bënte shoqëri të reja. Se di çfarë ndikoi, ndarja e prindërve, fakti që se linin të ikte nga skuadra.
Ishte diçka brenda tij që nuk i jepte kuptim. Kemi dëgjuar të bënte grabitje të çuditshme.
Njëherë përshëndeste para kamerës së sigurisë në momentin që bëri grabitjen.
“Doja të bëhesha i famshëm, meqë nuk ma lejuan, u bëra vetë,”- tregojnë gazetat të ketë thënë ai në atë moment.
Është shtruar njëherë në spitalin psikiatrik në bu.rg ku vuante dënimin për grabitje. Here na kërkonte para, herë na thoshte se po e h.elmojnë me kafe.
Por tashmë ka arritur kulmin, për ne zëre se është i v.dekur. Nuk e di se si po e përjeton ai gjithë këtë situatë i vetëm.
Në një rast gjatë një grabitjeje i doli një grua shtatzënë dhe që mos ta trembte kaloi në arkën tjetër. Ai mesa duket ka problem mendore, por nuk dua t’i justifikoj gjërat që ai ka bërë,”- tha Iliana Mata.
Eno (Aleksandro) Mata një ditë më parë ra pre e një atentati në fshatin Pore në Vlorë, ku i vd.ekur mbeti shoku i tij, Sotiraq Mhilli, 22-vjeç.
Dy të rinjtë po udhëtonin me motor teksa persona ende të paidentifikuar dolën nga ferrat dhe zbrasën dy kal.lashnikovë me dy djemtë.
Mata u dërgua në spital nga ku sqaroi se atentati i është bërë për shkak të vr.asjes së një avokati në Greqi. Ai theksoi se s’ka v.rarë askënd, por ka kryer vetëm grabitje, për të cilat është dënuar.