Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur fotot më të bukura për të uruar këtë të diel, personazhe të të cilave janë disa foshnja të porsalindura.
Rama thotë se në 6 muaj bonusi i bebes i ka shkuar 15 713 mijë prindërve, ndërsa fotot e foshnjave i cilëson pamje të triumfit të jetës e të dashurisë.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këto pamje të triumfit të jetës e të dashurisë, e duke ju informuar se bonusi i bebes (40,000 – 120,000 lekë të reja) u ka shkuar prindërve të 15,713 të porsalindurve në 6 muajt e parë të 2020, ju uroj një të dielë të paqtë 🙏”, shkruan Rama.
Loading...