Pas masave të para të lirimit këtë të hënë, u njoftua dhe hapi i dytë që pritet të ndërmerret për hapjen e vendit dhe kryesisht për aktivitetin e biznesit.
Është fjala për një kategori të dytë biznesesh që janë njoftuar se do të happen në datën 27 Prill dhe kryesisht janë të lidhura në aktivitetet e tregtimit me pakicë, në fushën e veshjeve, tekstileve, mobilerisë, ndriçimit, apo edhe lëvizja me taksi për një person të vetëm.
Ministrja Ogerta Manastirliu deklaron se: “Qendrat tregtare, qendrat estetike, parukeritë, institucionet arsimore, klinikat dentare.
Edhe baret dhe restorantet kategorizohen me rrezishmëri të lartë janë bizneset që do harrohen për një kohë të gjatë, por ne kemi lejuar shërbimin delivery”.
Kujtojmë se në të njëjtën rrezikshmëri të lartë janë klasifikuar edhe qendrat e argëtimit, qendrat për fëmijë, palestrat dhe aktivitete të tilla të ngjashme.