NATO, në politikën e saj për vazhdimin e zbatimit të procesit të “tranzicionit” shpallur në Samitin e Lisbonës dhe mbështetur në politikën e Samitit të Çikagos “exit strategy”, ka shtruar synimin për arritjen e suksesit dhe daljen nga lufta në Afganistan. Në deklaratën e Samitit të Uellsit mbi Afganistanin, theksohet përfundimi i operacionit ISAF duke i lënë vendin operacionit Resolute Support Mission – RSM.
Për vitin 2018, përveç kontributeve aktuale, ministri i Mbrojtjes ka miratuar shtimin e kontributit të FARSH me 52 ushtarakë në operacionin “RSM”, në Afganistan dhe 3 ushtarakë në Prezencën e Përparuar të Përforcuar të NATO (eFP) në Letoni
Keto jane misionet dhe operacionet jashte shtetit ku merr pjese ushtria shqipetare:
Prezenca e Përparuar e Përforcuar e NATO (eFP) Letoni
Duke filluar nga qershori i viti 2017, FARSH është angazhuar më një togë EOD si pjesë e grup – batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO (eFP) në Letoni të përbërë nga 18 ushtarakë.
Përveç kontributeve aktuale, ministri i Mbrojtjes ka miratuar shtimin e kontributit të FARSH me 3 ushtarakë në eFP në Letoni
Deti Egje
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë u angazhuan në operacionin ushtarak të NATO “Aegean Sea”, në nëntor 2016, në detin Egje me 1 (një) anije e klasit “Iliria” dhe një ekuipazh prej 21 ushtarakësh.
Misioni, është kryerja e patrullimit detar në përbërje të grupit të gatshëm të anijeve të NATO, Standing NATO Maritime Group 2 (SNMG2), në detin Egje, në kuadër të operacionit të NATO “Aegean Sea”.
Në këtë mision, për periudhën 2016 – 2017, FARSH është e angazhuar me 21 ushtarakë, në bazë roatacioni çdo 2 muaj. Duke nisur nga prill i 2017 këtij angazhimi i është shtuar dhe oficeri i shtabit në anijen flamurtare të SNMG2.
Për këtë periudhë FARSH është e angazhuar në këtë operacion me një personel prej 150 ushtarakësh.
Mali
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë u angazhuan në operacionin ushtarak të Bashkimit Evropian, (EUTM Mali), në nëntor 2016, në Republikën e Malit, Afrikë.
Misioni i ushtarakëve, që marrin pjesë në këtë operacion, është mbështetja dhe dhënia e kontributit në funksione të ndryshme EOD. Misioni ka rol trajnues dhe kontingjenti i FARSH është pjesë e grupit EOD, në mbështetje të Kompanisë së Ruajtjes së Bazës në Qendrën e Trajnimit në Koulikoro, në Republikën e Malit.
Në këtë mision, për periudhën 2015 – 2016, FARSH është e angazhuar me 6 ushtarakë.
Në vitin 2017 FARSH është e angazhuar në këtë operacion me 1 (një) grup trajnues EOD prej 4 ushtarakësh.
Për gjithë këtë periudhë janë angazhuar gjithsej 17 ushtarakë
Afganistan, operacioni RSM drejtuar nga NATO
Menjëherë pas mbylljes së misionit ISAF në Afganistan në fund të vitit 2014, më 1 janar 2015 NATO filloi një mision të ri në Afganistan të emërtuar Resolute Support Mission (RSM).
Sasia e personelit të dislokuar në terren për përmbushjen e këtij misioni arrin në 8.000 vetë (nga vendet anëtare si dhe nga 14 vende partnere të NATO). Shtabi i RSM është vendosur në Kabul dhe në territorin e Afganistanit ka shpërndarë 6 komanda kryesore Train Advise Assist Command (TAAC):
TAAC – Capital (Kabul);
TAAC – North (Mazar-e-Sharif);
TAAC – West (Herat);
TAAC – East (Laghman);
TAAC – South (Kandahar);
TAAC – Air (e shpërndarë në gjithë Afghanistanin)
Kosovë
Në korrik të vitit 2009, FARSH u angazhua në operacionin e drejtuar nga NATO, KFOR në Kosovë me përfaqësues në Shtab dhe NAT (Ekipi Këshillues i NATO, pranë FSK).
1. Përfaqësues në shtabin KFOR, 10 ushtarakë;
2. Një grup zbulimi HUMINT, 4 ushtarakë (2 rotacione).
Nga viti 2017 FARSH është e angazhuar në këtë operacion me me një grup special prej 13 ushtarakësh.
Deri tani janë angazhuar 158 ushtarakë.
Bosnje dhe Hercegovinë
Kontingjenti i parë i FARSH u angazhua më 9 shtator 1996 dhe vazhdoi deri në dhjetor 2007 me kontingjentin e 21. Ato morën pjesë në operacionet IFOR dhe SFOR të drejtuara nga NATO dhe operacionin ALTHEA, komanda EUFOR, drejtuar nga Bashkimi Evropian. Gjithsej 21 kontingjente (nga 1 – 4 me 37 ushtarakë dhe nga 5 – 21 me 71 ushtarakë), ku janë angazhuar 1355 ushtarakë në detyra sigurie dhe ruajtje baze, duke qenë në vartësi operacionale dhe në mbështetje të realizimit të detyrave paqeruajtëse të komandës gjermane.
Prill 2008 – shkurt 2013, gjithsej 118 ushtarakë, dymbëdhjetë kontingjente EOD/AEM dhe përfaqësues në shtab, në kuadër të operacionit ALTHEA, EUFOR, të drejtuar nga Bashkimi Evropian.
Pjesëmarrja në misionin paqeruajtës në Bosnje dhe Hercegovinë, është me 1481 ushtarakë.
Aktualisht vazhdon angazhimi, në bazë rotacioni, me 1 (një) përfaqësues në shtabin e EUFOR, në Operacionin Ushtarak të BE “ALTHEA”.