Ja disa kuriozitete për frutat – Portokalli nuk ekziston në natyrë.Ai është një kryqëzim mes…

Në të vërtetë ka një lloj ngatërresë në përcaktimin fruta apo perime, që lidhet më çështje të kulturës, pasi si domatet, kastravecët, specat, kungujt, në të vërtetë, edhe pse i rendisim si zarzavate, janë fruta.

Sipas botanistëve, fryt është një pjesë e vetë bimës që zhvillohet nga një lule dhe përmban fara.

Të gjitha pjesët ë tjera të bimës janë jeshillëqe, perime.
1. Ekzistojnë më mijëra specie të mollës. Aktualisht numërohen rreth 7 mijë që ndryshojnë mes tyre nga konsistenca, ngjyra, shija por edhe përmbajtja dhe vlerat ushqimore.
2. Ekzistojnë edhe mollë të gazuara. Quhet Paradis sparkling dhe në gojë provokojnë një ndjesi të ngjashme me atë të pijeve të gazuara, ndonëse kjo nuk ka të bëjë me gazin karbonik.
3. Portokalli nuk ekziston në natyrë. Ai është një kryqëzim mes mandarinës dhe qitros. Ka edhe portokall jeshil, dhe kjo lidhet me vendin ku rriten. Në vende të ftohta, klorofili nuk prishet dhe ato mbeten me ngjyrë jeshile.
4. Lodoicea Maldivica, është emri shkencor i palmës Coco De Mer, që prodhon fruta me peshë deri në 20 kilogram. Në ndonjë rast, edhe 42 kilogram.
5. Njeriu dhe banania e kanë 50 të ngjashme ADN-në. Por zinxhirët bazë ndryshojnë sipas kromozomeve.

6. Duran është fryti me aromën më të fortë, që sipas atyre që e kanë provuar shkon mes asaj të mishit dhe qepës, kanaleve të ujërave të zeza.
7. Ndikimi i frutave në organizëm është i njëllojtë pavarësisht se kur i konsumojmë, menjëherë pas ngrënies, apo disa orë larg. Madje. Vitamina C është në gjendje të favorizojë përthithjen e hekurit që ndodhet në ushqimet që sapo kemi ngrënë.
8. Konsumi i shalqirit me gjithë fara nuk është i këshillueshëm. Veçanërisht nëse ato i përtypni. Por edhe të pa përtypura, konsumi i shtuar i tyre mund të çojë në kapsllëk.
9. Fryti më i shtrenjtë është një varietet i pjeprit. Yubari Kingësht është më i shtrenjti në botë, ai shitet në çift dhe kushton 10 mijë dollarë copa. Por që të kenë këtë çmim, ato selektohen dhe duhet të kalojnë disa prova. Më pas hidhen në ankand, ato që s’kalojnë testin skartohen.

Loading...