Boat Trip Albania
Book a boat trip in albania

Ja disa ushqime ju fryjnë barkun.Duhet ti shmangni të ndiheni më mirë

Duhet te bëni shumë kujdes me këto ushqime.
Ndonjëherë nuk ndihemi mirë me veten dhe arsyeja më e shpeshtë për sa i përket shëndetit është ajo e fryrjes së barkut.

Por jo gjithmonë ka diçka që nuk shkon në momentin që ndihemi të fryrë. Ky problem mund të jetë shkaktuar nga ushqime të ndryshme si:Brokoli, lakra, lulelakra: Këto perime përmbajnë rafinosse, një lloj sheqeri që mbetet i patretur derisa bakteret e fermentojnë atë dhe ky proces prodhon gaz
Produktet e qumështit: Enzimat që bëjnë të mundur shpërbërjen e laktozës ndikojnë në fryrjen e barkut.

Mollët: Mollët janë të pasura me fibra dhe gjithashtu përmbajnë fruktozë dhe sorbitol, të cilat shumë njerëz nuk i tolerojnë. Rezultati? Gaz dhe ndjesi fryrjeje
Bishtajoret: Perimet si thjerrëzat apo fasulet përmbajnë sheqerna dhe fibra që trupat tanë si absorbojnë dot. Kështu që kur ato mbërrijnë në zorrën e hollë, bakteret hyjnë në punë për t’i fermentuar ato.
Disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë me ketë problem janë:

Kastravecat: Ashtu siç i përdorim për të reduktuar fryrjen poshtë syve, mund t’i përdorim e dhe për fryrjen e barkut.

Bananet: Ushqimet e pasura me potasium si bananet, avokadot, kivit, portokallet parandalojnë mbajtjen e ujit dhe rregullojnë nivelet e sodiumit.

Xhinxheri: është një medikament natyror për ftohjen, dhimbjet muskulore, dhimbjet e barkut dhe sëmundjet e shkaktuara nga plazhi. Është një anti-inflamator i natyrshëm dhe ndihmon tretjen. Qetëson sistemin e tretjes dhe relakson muskujt e traktit të tretjes.

Çaji me mente dhe kamomil: Nëse ndiheni të rënduar pas darkës, pini një çaj mente ose kamomili.

Qetëson muskujt e sistemit të tretjes dhe zhduk gazrat që shkaktojnë fryrjen.

Loading...