Kryeministri Edi Rama ditën e sotme, shkarkoi plot 7 ministra, dhe i zëvëndësoi ato gjatë asamblesë.
Në qeveri tashmë kanë hyrë dy shqiptar të njohur nga Kosova të cilët mbajnë poste mjaft të rëndësishëm.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka bërë ndryshime të mëdha në qeverinë e tij. Ai shkarkoi plot 7 ministra, dhe i zëvëndësoi ato gjatë asamblesë.
Në qeveri tashmë kanë hyrë dy shqiptar të njohur nga Kosova të cilët mbajnë poste mjaft të rëndësishëm..
Kliko per me shume info
Rama tha se shqiptarja nga Kosova, Besa Shahini zëvendëson Lindita Nikollën.
Shahini ka mbajtur deri tani vendin e zëvendës ministres së Arsimit.
Besa Shahini është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me oganizatën me bazë në Berlin, Inciativa Europiane për Stabilitet (ESI). Ajo herë pasë herë shkruan për gazetat ditore në Kosovë. Shahini ka master nga Hertie School of Governance në Berlin.
Gent Cakaj është një nga prurjet e shumta pas strategjisë së Edi Ramës për të afruar në qeverinë e tij, edhe emra të spikatur të shqiptarëve të Kosovës.
Në Korrik të vitit 2018 ai u caktua Kryenegociator i çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim.
Cakaj fillimisht ka qenë këshilltar i kryeministrit për politikën e Jashtme dhe posaçërisht, për çështjet e Bashkimit Europian.
Më pas në kabinetin ‘Rama 2’ u emërua në postin e zv.ministrit të Punëve të Jashtme.
Ndërsa sot ai është zgjedhur të drejtojë, një nga ministritë më të rëndësishme në qeverinë ‘Rama 3’, duke zëvendësuar Ditmir Bushatin.