Florian Marku ka qenë padyshim shumë i lumtur për suksesin e tij që e ngjiti në elitën e boksit botëror. Boksieri shqiptar, pas ndeshjes deklaroi për DAZN se ky ishte vetëm hapi i parë në karrierën e tij.
“Urime Maksim, ishte një kundërshtar i vështirë, ai ishte i pamposhtur, 19-0, por unë nuk mund ta ndjeja forcën e tij.
Ai kishte fuqi, por unë po gjeja ritmin tim, nuk kisha asnjë lloj problemi ndaj mbaja distancën. Nuk mund ta gjuaja lehtë, ndaj mbaja distancë. Nëse gjuajtja për KO do të vinte, do të vinte.
Mesazhi që dërgoj është se me vetëm 10 ndeshje, unë u përballa me një kundërshtar në majë, me të cilin nuk përballej askush dhe e munda. Jam i ri në boks, të gjithë më nënvlerësonin se thoshin që jam një kikbokser dhe më shihni ku jam sot.
E shihni këtë brez, ky është fillimi për gjithçka, njerëzit nuk e dinë por kam sakrifikuar gjithë jetën. Gruaja ime është shtatzënë dhe po pres fëmijën e parë. Ndaj jam i shumë i gëzuar. Do t’ua bëj jetën e tyre më të mirë me këto tituj dhe duke fituar shumë para”, tha Marku.