Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York, ku po merr pjesë në Sesionin e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Por edhe pse mijëra kilometra larg, kreu i qeverisë nuk kursen postimet në rrjetet sociale.
Ai ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’ një video ku shfaqet me një punonjës të sigurisë në selinë e Asamblesë, ndërsa bëhet fjalë për një shtetas nga Kosova.
“Kosova ruan dyert e Kombeve të Bashkuara”, thotë Rama duke qeshur, ndërsa polici kosovar i përgjigjet; ‘patjetër’.
Loading...