Ja ku do ti gjeni emrat e pronarëve që përfitojnë kompensim, si ndahen 6 mln euro

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në drejtoritë e ALUIZNI-t: Tiranë Veri, Elbasan, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Vlorë, Durrës, Tiranë Rurale, Sarandë, Shkodër, Lezhë, Fshatra Turistikë dhe Kamzë Vorë. Dje, ALUIZNI bëri publik emrat e përfituesve.

Masa e kompensimit është 59 975,25 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 801 927 925,69 lekë. Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet pa leje shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pas miratimit nga kreditori. Gjithashtu, për një sërë parcelash, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pas zgjidhjes në rrugë gjyqësore të shkakut të kufizimit.

Listën e plotë me emrat e gjeni në numrin e sotëm të Gazeta Shqiptare, në çdo pikë të shitjeve të gazetave.

Loading...