Deklaratën e dha ministri i Turizmit, Blendi Klosi, gjatë një interviste për “Opinion”, ku u shpreh se këto lloj aktivitetesh janë shumë të vështira për t’u kontrolluar dhe kjo është arsyeja pse do të hapen në fund.
“Humbja do të jetë e të gjithëve. Goditja në turizëm është shumë e madhe.
Baret dhe restorantet do të jenë nga më të fundit që do të hapen.
Për të mos thënë të fundit nga të fundit sepse aktiviteti i tyre është i vështirë për t’u kontrolluar”, tha Klosi.
Ministri i Turizmit u shpreh se Shqipëria do t’i marrë vendimet bazuar edhe në ato që do të marrin vendet e tjera.
Loading...