Ja kur do të nisë lundrimi me traget drejt Italisë

Ditën e sotme Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, tha se data 1 korrik do të shënojë fillimin e transportit detar me lundrimin e trageteve të bllokuar që prej marsit, drejt Italisë.

Pavlin Ndreu, konfirmoi se në datën 15 qershor pritet të merret vendimi, për transportin detar për njerëzit dhe mallrat me Italinë, që pritet të rinisë në afatin maksimal të 1 korrikut:

Ky i fundit tha se:

“Shpresojmë shumë që të paktën data 1 korrik të jetë data përfundimtare e lëvizjes. Ne mendojmë që data 15 qershor do të ketë vendimin, por 1 korriku do të jetë data e fundit që do të vendoset lëvizja.

Protokolli i sigurisë i ka të gjitha masat për rastet e fillimit të linjave ndërkombëtare, që nga distancimi, imbarkimi i pasagjerëve, ndarja e tyre, kapacitetet do të jenë të zbritura 70%”.

Gjithashtu, si në çdo sektor, edhe bllokimi i lëvizjeve në det ka sjellë efekte, ku nder më të prekurit rezulton porti i Sarandës.

Loading...