Në një deklaratë për shtyp, Shahini ka dhënë numrin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti në të gjitha qarqet e prekura.
Ajo u shpreh se në qarkun e Durrësi mësimi do të shtyhet deri më datë 9, në qarqet e Tiranës e Lezhës me datë 5 dhjetor, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera çdo gjë nis nesër.
Informacionin e mbledhur nga drejtorët e shkollave e kemi shpërndarë tek bashkitë dhe janë bërë verifikimet në terren në një pjesë të madhe të shkollave. Ka një numër të konsiderueshëm me dëmtime të thella, ose kanë nevojë për riparime.
Në qarkun Durrës e Lezhe janë edhe dëmtimet më të rënda, numërohen diku 26. Në Tiranë është mbyllur shkolla në Pezë. Në Tiranë kanë nevojë riparime 23 shkolla. Nxënësit që do të rrijnë në hotele do ta ndryshojnë shkollën. Kemi bërë edhe planin e punës për mësuesit.
Marrë parasysh gjendjen e shkollave dhe banesat e prekura. Sot me propozimin tij, Kryeministri në Durrës, Krujë dhe Shijak mësimi është pezulluar deri më 9 dhjetor.
Në qarkun Lezhë dhe Tiranë, mësimi do të jetë i pezulluar deri më 5 dhjetor. Por mund të shtyhet edhe për disa ditë të tjera. Nëse do të shtyhet sërish data, do të njoftoj sërish unë një ditë para.
Në të gjithë qarqet e tjera, mësimi fillon nesër si normalisht. Njoftimi vlen edhe për shkollat private,”-u shpreh Besa Shahini.