Ja kush është 40 vjeçari që humbi jetën,pasi u rrëzuar nga një kabinë elektrike

Një 40 vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një kabinë elektrike në qytetin e Pogradecit.

Viktima është Paulin Mexhaj, banues në Tiranë, ishte puntorë ndërtimi, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kabina.

Mësohet se viktima ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa burime bëjnë me dije se në momentin e rrëzimit Mexhaj ka qënë duke punuar.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 40 vjeçarit.

Ja njoftimi zyrtar:

Më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, Pogradec, shtetasi P.M, rreth 40 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një kabinë elekrike, ku ka qenë duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...