Ja kush është arsyeja e vërtetë e ndarjes së Anglina Jolie nga Brad Pitt

Kanë kaluar 4 vjet që nga ndarja e bujshme e çiftit të famshëm të Hollivudit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Por kurrë nuk u mor vesh arsyeja e vërtetë se pse u nda çifti që e adhuronte gjithë bota.

Angelina Jolie tregon për herë të parë pse u nda nga Brad

Ylli i “Maleficent” ka treguar sot se, ajo bëri kërkesë për divorc nga Brad Pitt për mirëqenien e gjashtë fëmijëve të tyre.

“Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të përqendrohem në shërimin e tyre. Disa kanë përfituar nga heshtja ime dhe fëmijët shohin gënjeshtra për veten e tyre në media. Por unë u kujtoj se ata e dinë të vërtetën e tyre dhe mendjen e tyre.”, tha ajo për revistën Vogue, informon dritare.net

Angelina Jolie tregon për herë të parë pse u nda nga Brad

Para se të lindte tre fëmijët e saj më të vegjël, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne, Jolie birësoi Maddox, Pax dhe Zahara. Aktorja thotë se, ‘birësim’ dhe ‘jetimore’ janë fjalë pozitive në shtëpinë e tyre.

Angelina Jolie tregon për herë të parë pse u nda nga Brad

“Nuk flas për shtatzëni me fëmijët e mi të birësuar, por flas me detaje dhe shumë dashuri për udhëtimin për t’i gjetur ata dhe si ishte të shikoje për herë të parë në sytë e tyre.”, shpjegoi Jolie.

Ajo theksoi besimin që fëmijët e saj jobiologjikë nuk duhet ta humbasin kurrë kontaktin me vendin nga kanë ardhur.

“Ata kanë rrënjë që ju nuk i keni. Nderojini ato. Mësoni prej tyre. Është rrugëtimi më i mahnitshëm për t’u ndarë.”, vuri në dukje humanitarja./dritare.net

Loading...