Ja kush është ish-polici i v*rarë sot në Laç

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Xhelal Reçi i cili mbeti i vrarë ditën e sotme në Laç pas një atentati para biznesit të tij. 60-vjeçari Xhelal Reçi, ish-efektiv policie, me banim në Laç u qëllua për vdekje nga një distancë e afërt nga dy persona të ende paidentifikuar, të pamaskuar që lëviznin me një automjet tip Toyota me targa të huaja. Ngjarja e rëndë që tronditi vendin, ndodhi rreth orës 07:23, pranë biznesit të viktimës. Ky i fundit ishte duke dalë nga automjeti i tij tip Benz për të hapur qepenin e biznesit të tij ashtu si çdo ditë, një butik Laç, në afërsi të një banke kur është qëlluar nga atentatorët. Viktima nuk kishte rekorde të mëparshme kriminale./joq

Loading...