“Të ka lali shprit” tashmë nuk është kënga shqip më e klikuar e YouTube.
Kënga e cila u publikua në janar të vitit 2013, saktësisht gjashtë vite më parë, është konsideruar hit dhe në YouTube ka kaluar shifrën e 500 milionë klikimeve.
Por një tjetër këngëtare i ka rrëmbyer fronin Silva Gunbardhit, dhe bëhet fjalë për Era Istrefin.
Bëhet fjalë për këngën “Bon Bon” që e bëri Erën ndërkombëtarisht të famshme.
Videoklipi i kësaj kënge ka arritur gati 700 milionë klikime në Youtube duke rrëmbyer kështu vendin e parë në listën e këngëve shqip më të klikuara.
Loading...