Sot është bërë ndërrimi i stafetës së detyrës së komandës së Forcave Speciale, ku kolonel Ilirjan Dautit i dorëzon stafetën nënkolonel Ramadan Karakushit.
“Mirënjohje kolonel Ilirjan Dautit për punën e deritanishme në krye të njësisë elitë të Forcave të Armatosura dhe suksese nënkolonel Ramadan Karakushit, komandantit të ri të Forcave Speciale, të cilat jam e bindur se do të vijojnë rrugën e profesionalizmit dhe rritjes së mëtejshme të kapaciteteve, duke na nderuar kudo ku ata shërbejnë”, shprehet ministrja Xhaçka.
Dorëzimi i stafetës është bërë me një ceremoni në prezencë të trupave të Forcave. /atsh/
Loading...