Ja kush është shqiptari më i rr*ezikshëm në Luksemburg, a*kuzohet për një sërë k*rimesh

Autoritetet evropiane kanë shtuar së fundmi në faqen e tyre të internetit shpalljen në kërkim të shqiptarit Edinjo Pulti, i cili dyshohet si i përfshirë në disa krime. “Më i kërkuari” i fundit i Luksemburgut akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve. Edinjo Pulti, lindur në Shqipëri në vitin 1981, dyshohet për një tentativë vrasje në Luksemburg.

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur të dielën e 2 gushtit 2020. Rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Nga pamjet e publikuara të sherrit, shihen disa persona teksa përlasen me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre mban në dorë edhe një thikë. Sipas Europolit, është pikërisht Pulti që ka goditur disa herë me thikë 2 persona.

/joq

Loading...