Ja kush është vlonjati që drejtonte tra.fikun e dro.gës nga bur.gu

Policia italiane në bashkëpunim me palën shqiptare kanë god.itur katër grupe kri.minale të tra.fikut të dro.gës në të dyja anët e Adriatikut duke lëshuar 27 urdhër arre.ste, 21 për shqiptarë dhe 6 për italianë. Deri tani janë pra.ngosur 20 persona, ndërsa në kërkim janë 7 të tjerë.

Gjashtë shqiptarë u arre.stuan në Vlorë, gjashtë në Itali, një është në bu.rg në Shqipëri (i kapur në 2017) dhe tjetri në Malin e Zi, ndërsa shtatë janë në kërkim duke e çuar numrin në 21.

Një ndër krerët e grupit kriminal me bazë në Vlorë dhe që tra.fikonte dr.ogë në drejtim të Italisë ishte F.Xhelili, i cili njihet edhe si përgjegjës për të paktën katër episode të tra.fikut të dro.gës. Në total përllogaritet se sasia shkon prej 2.8 ton. Anëtarët e këtij grupi kri.minal në përgjime janë të kujdesshëm, ata flasin në mënyrë të koduar ku dro.gën e quanin me emrin “Goma Michelin”.

Në rast se ata kërkonin dro.gë, e thoshin troç në telefona:

… dua të blej goma për furgonin, nga ato Michelin…”
Por linjat e koduara të komunikimit të trafikantëve ishin zbërthyer nga skuadrat e hetimit të prokurorisë së Leçes, të cilat kishin rënë në gjurmë të tra.fikut të dro.gës, që këta njerëz bënin nga Shqipëria në Itali, shkruan Shqiptarja.

Por ndryshe nga grupet e tjera të arrestuara, ky grup me qendër në Vlorë ka vijuar aktivitetin e tra.fikut të dro.gës edhe pasi në bu.rg ka rënë organizatori F. Xhelili. Ky i fundit ka mobilizuar vëllain E. Xhelili dhe gruan e tij I. Xhelili, duke i dhënë detyra nga bu.rgu, se si duhet të vepronin për tra.fikun e dro.gës.

(shqiperiaime)

Loading...